Përfundon rrugëtimi dinjitoz i Shqipërisë në Euro 2024 - gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes (2024)

Shqipëria ka pësuar humbje 1-0 në rrethin e tretë të fazës së grupeve përballë Spanjës në Euro 2024, përkatësisht në Grupin B.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Ferran Torres në minutën e 13-të.

Lojtarët kuqezi tentuan me të gjitha forcat që ta fitonin këtë përballje, për të mbajtur gjallë shpresat për kalim tutje, por që fati nuk ishte në anën tonë.

Kështu, me paraqitje për t’u duartrokitur- Shqipëria i jep fund këtij rrugëtimi magjik në Euro 2024.

Postet:

Mbylle

  • 25/06/2024 00:29 Kaq nga rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024
  • 24/06/2024 23:55 “Luftuam fortë në çdo ndeshje”, Sylvinho deklaron se Shqipëria u eliminua me kokën lart
  • 24/06/2024 23:35 Berat Gjimsh*ti me mesazh për tifozët dhe lojtarët e rinj të kombëtares
  • 24/06/2024 23:34 Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë
  • 24/06/2024 22:53 Përfundon me kaq rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024
  • 24/06/2024 22:51 Broja gjuan nga afërsia, por portieri spanjoll pret
  • 24/06/2024 22:36 Asllani godet shtyllën e Spanjës
  • 24/06/2024 22:32 Dy zëvendësime te Shqipëria
  • 24/06/2024 22:23 Broja afër të shënonte golin e barazimit
  • 24/06/2024 22:22 Broja në vend të Manajt
  • 24/06/2024 22:06 Shpëton Shqipëria, Joselu me goditje të rrezikshme
  • 24/06/2024 22:03 Fillon pjesa e dytë
  • 24/06/2024 21:46 Përfundojnë 45 minutat e parë
  • 24/06/2024 21:45 Asllani godet fort nga distanca, por pret David Raya
  • 24/06/2024 21:40 Gjimsh*ti bllokon goditjen e Olmos
  • 24/06/2024 21:13 Shënon Spanja
  • 24/06/2024 21:12 Strakosha fantastik
  • 24/06/2024 21:06 Shqipëria rrezikon nga korneri i parë
  • 24/06/2024 21:00 Shqipëria nis e para me topin
  • 24/06/2024 20:52 A po luan Shqipëria në shtëpi? Mbi 40 mijë tifozë shqiptarë në stadium

54 poste

Listo sipas
  • Me te rejat ne fillim
  • Me te vjetrat ne fillim

25/06/2024 00:29

Kaq nga rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024

Shqipëria e ka mbyllur aventurën në Euro 2024 në vendin e fundit në grup me një pikë.

Për të gjitha lajmet e fundit nga ndeshja me Spanjën dhe të tjerat klikoni këtu…

24/06/2024 23:55

“Luftuam fortë në çdo ndeshje”, Sylvinho deklaron se Shqipëria u eliminua me kokën lart

Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian 2024.

Pas ndeshjes u deklarua përzgjedhësi Sylvinho i cili vlerësoi lartë duelet e kombëtares ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

“Sigurisht që dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, në një grup me kampionë Evrope dhe Bote. Jam i trishtuar për rezultatin, por kemi bërë mirë në të tri ndeshjet. Kemi luftuar gjithmonë deri në fund”.

Lexo lajmin e plotë…

Përfundon rrugëtimi dinjitoz i Shqipërisë në Euro 2024 - gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes (1)

24/06/2024 23:35

Berat Gjimsh*ti me mesazh për tifozët dhe lojtarët e rinj të kombëtares

24/06/2024 23:34

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë

Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian 2024.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Ferran Torres në minutën e 13-të duke realizuar për 1-0 pas asistimit të Dani Olmos.

Shqipëria tregoi forcën e saj duke rrezikuar në disa raste portën e spanjollëve në pjesën e dytë, por duke mos arritur që të gjejnë golin.

Lexo lajmin e plotë…

Përfundon rrugëtimi dinjitoz i Shqipërisë në Euro 2024 - gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes (3)

24/06/2024 22:53

Përfundon me kaq rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024

90+4′ Shqipëria mposhte minimalisht nga Spanja 1-0 dhe me kaq përfundon aventura e djelmoshave tanë në Kampionatin Evropian.

24/06/2024 22:51

Broja gjuan nga afërsia, por portieri spanjoll pret

90+2′ Armando Broja ishte sërish afër të shënonte, por David Raya sërish i vëmendshëm.

24/06/2024 22:36

Asllani godet shtyllën e Spanjës

77′ Kristjan Asllani afër të barazonte rezultatin, godet shtyllën.

24/06/2024 22:32

Dy zëvendësime te Shqipëria

70′ Sylvinho bën dy zëvendësime: Largohen Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami, inkuadrohen Arber Hoxha dhe Medon Berisha.

24/06/2024 22:23

Broja afër të shënonte golin e barazimit

64′ Armando Broja ishte afër të shënonte golin e barazimit, nga një pasim brilant i Kristjan Asllanit, por David Raya bëri pritje befasuese.

24/06/2024 22:22

Broja në vend të Manajt

59′ Sylvinho ka larguar nga loja Rey Manajn dhe ka futur Armando Brojën për më shumë shpejtësi në sulm.

24/06/2024 22:06

Shpëton Shqipëria, Joselu me goditje të rrezikshme

47′ Joselu ishte afër të shënonte me goditje akrobatike, por fati ishte në anën tonë, me topin që përfundoi jashtë

24/06/2024 22:03

Fillon pjesa e dytë

Spanja nis me topin në pjesën e dytë, ndërsa ka edhe epërsinë minimale 1-0 ndaj Shqipërisë.

24/06/2024 21:46

Përfundojnë 45 minutat e parë

45+1′ Spanja e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Shqipërisë me golin e vetëm të Ferran Torres (13′).

24/06/2024 21:45

Asllani godet fort nga distanca, por pret David Raya

45′ Kristjan Asllani provon nga distanca me një goditje të fortë, por David Raya ishte i vëmendshëm.

24/06/2024 21:40

Gjimsh*ti bllokon goditjen e Olmos

36′ Berat Gjimsh*ti bën ndërhyrje vendimtare, duke bllokuar goditjen e Olmos që ishte përballë me portën tonë.

24/06/2024 21:13

Shënon Spanja

13′ Ferran Torres kalon Spanjën në epërsi për 1-0 nga një asistim i Dani Olmos.

24/06/2024 21:12

Strakosha fantastik

12′ Thomas Strakosha pret dy goditje të njëpasnjëshme të spanjollëve.

24/06/2024 21:06

Shqipëria rrezikon nga korneri i parë

5′ Shqipëria rrezikon nga goditja prej këndit, e ekzekutuar prej Kristjan Asllanit, por topi largohet nga mbrojtja spanjolle

24/06/2024 21:00

Shqipëria nis e para me topin

1′ Ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës

24/06/2024 20:52

A po luan Shqipëria në shtëpi? Mbi 40 mijë tifozë shqiptarë në stadium

Duket si një ndeshje në shtëpi për Shqipërinë sonte në Dusseldorf. Mbi 40 mijë tifozë në stadium mbështesin kuqezinjtë.

Përfundon rrugëtimi dinjitoz i Shqipërisë në Euro 2024 - gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes (4)

Përfundon rrugëtimi dinjitoz i Shqipërisë në Euro 2024 - gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes (5)

Nuk ka postimeTë gjitha të shfaqura

Përfundon rrugëtimi dinjitoz i Shqipërisë në Euro 2024 - gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes (2024)

References

Top Articles
Latest Posts
Article information

Author: Clemencia Bogisich Ret

Last Updated:

Views: 6694

Rating: 5 / 5 (60 voted)

Reviews: 83% of readers found this page helpful

Author information

Name: Clemencia Bogisich Ret

Birthday: 2001-07-17

Address: Suite 794 53887 Geri Spring, West Cristentown, KY 54855

Phone: +5934435460663

Job: Central Hospitality Director

Hobby: Yoga, Electronics, Rafting, Lockpicking, Inline skating, Puzzles, scrapbook

Introduction: My name is Clemencia Bogisich Ret, I am a super, outstanding, graceful, friendly, vast, comfortable, agreeable person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.